Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Delvinë ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ilir Mehmetin.
Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Berisha tha Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit.
"Miqtë e mi Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët.
Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai.", tha Berisha.
Besmir Veliu do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Delvinë. Veliu do të përballet në zgjedhjet e 14 Majit me kandidatin demokrat Ilir Mehmeti.
Lini një Përgjigje