TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2023, 11:47

Rama sulmon Berishën nga Elbasani: Më 14 Maj do heqim zorrën qorre të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon Berishën nga Elbasani: Më 14 Maj do heqim zorrën
Kryeministri Edi Rama në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Elbasan ku ka prezantuar kandidatin e PS, Gledian Llatjan.

Rama bëri thirrje që më 14 maj të votojnë socialistët dhe jo ‘zorrën qorre’, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë siç e dini tani e hoqa appendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja”, tha Rama.

Si në çdo dalje, Rama filloi propagandën dhe premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan.

Rama sulmoi edhe kandidatit e Berishës e Metës për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan Luçiano Boçin, pasi kishte kërcyer një këngë tallava me militantët e tij.

‘Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi. Ky Luçi më kujton Lulin shumë është artist i madh. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Ai i vogli i zorrës qorre ju ka rënë demokratëve u ka ngel në dorë. Ne këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë, dhe është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat fëmijët mësuesit. Do e ngremë në nivel Europian.’, tha Rama.

 

 

rama elbasan berisha

Lini një Përgjigje