TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2023, 11:29

Luçiano Boçi takim me shqiptarët në Selanik: Më 14 maj qindra e mijëra do kthehen për të votuar në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Boçi takim me shqiptarët në Selanik: Më 14

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Selanik me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Boçi shkruan se secili prej tyre përfaqëson një histori të bukur suksesi, pasi ia kanë dalë në një vend të huaj sepse qyteti i tyre nuk i konsideroi aq sa duhet. Më tej, si shtoi se më 14 maj shqiptarët e Selanikut do të kthehen për të votuar.

“Selanik, Greqi. Faleminderit nga zemra për mbështetjen, shihemi në Elbasan në 14 maj. Me bashkëqytetarët e mi të Elbasanit u takova dhe bisedova gjatë në qytetin e bukur të Selanikut

Secili prej tyre përfaqëson nga një histori të bukur suksesi. Ata ja kanë dalë sepse kanë pasur mundësitë që nuk ja ofroi vendlindja e tyre. Ata janë integruar sepse qyteti ku u lindën dhe rritën nuk i konsideroi sa duhet. Por ata duan të kthehen. Mezi presin të kthehen. Çfarë kënaqësie ta dëgjoja të pohuar nga secili prej tyre dëshirën për tu rikthyer në Elbasan! Në 14 maj janë me qindra e mijëra shqiptarë dhe qytetarë të Elbasanit që do të kalojnë kufirin për të kryer aktin patriotik të votës për të sjell ndryshimin në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë! Faleminderit për mbështetjen”, shkruan Boçi.

luciano boci selanik 14 maj

Lini një Përgjigje