TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 20:00

Kërcënimi i kryeministrit në Kamëz, Berisha-Ramës: Fole si pushtues, lekët do të ti nxjerrim një e nga një!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimi i kryeministrit në Kamëz, Berisha-Ramës: Fole
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takimin me demokratët e Sarandës ku ka prezantuar 2 kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Konispol, Fatmir Shero dhe në Sarandë, Ardit Cikuli.

Berisha gjithashtu iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama pasi ky i fundit kërcënoi sot se bashkitë që do të votojnë kandidatët e opozitës në 14 maj, nuk do të marrin financime nga qeveria. 

Gjatë prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie, Berisha tha se Rama do t'i nxjerrë lekët një e nga një. 

"Sot Edi Rama ishte në Kamzë dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë ti thotë qytetarëve të Kamzës, se po nuk votuat Rakip hajdutin nuk do të keni para, nuk do të keni para. Ja them këtu para jush, do të t'i nxjerrim një nga një dhe mos guxo, se absolutisht pas 14 majit, kohërat tuaja janë të numëruara dhe do të ndjekësh fatin e mafias tënde. Çfarë ndodh miqtë e mi. E përgëzoj Fatmirin, foli për socialistët me një respekt të palëkundur. Unë u them sot, se shqiptarët, është një moment për t'u bashkuar, çfarë do partie që janë. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, është sekti më i keq, është fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë", tha Berisha. 

 

rama berisha

Lini një Përgjigje