TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2025, 15:21

Lapardhaja: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal

Shkruar nga Pamfleti

Lapardhaja: PD është kthyer në një kosh për të

Analisti Namir Lapardhaja deklaroi se Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike peng për interesat e tij personale. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Lapardhaja komentoi edhe goditjet e drejtësisë.

Sipas tij, çdo opozitë në botë do e kishte kthyer në favor dhe mbështetje elektorale të gjithë goditjet që drejtësia i ka dhënë qeverisë, por kjo nuk ndodh me PD ku Berisha po e përdor atë për t’u përballur me drejtësinë dhe për të shpëtuar nga dënimi.

Në të gjithë vende e botës kjo që po ndodh pushtet në Shqipëri, me hetime e qeveritarëve të niveleve të larta, gjykime e dënime, do kishin favorizuar çdo lloj opozite në botë. Opozita do ta kishte kapitalizuar në mbështetje elektorale këtë lloj goditje që drejtësia po i jep Shqipërisë, veçse në Shqipëri. Është  kuptueshme pse ndodh, për shkakun se Berisha ka marrë opozitën peng për hallin e tij personal për përballjen e tij me drejtësinë. Berisha është kryetari dhe ata që janë aty rresht edhe për shkak të bërjes së listave dhe zgjedhjeve janë të detyruar të hedhin ballin që e drejton Berisha dhe të ripërtypin dhe riciklojnë të gjitha akuzat e tij, qoftë ndaj Dumanit, SPAK por edhe GJKKO. Është për të ardhur keq që kjo lloj situatë e favorshme goditjesh në qeveri nuk përkthehet si mbështetje për opozitën”, tha ai.

Duke iu referuar një deklarate të Flamur Nokës se Metën do ta fusin në listat e sigurta të PD, Lapardhaja thotë se PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit.

Dje PD ka deklaruar zyrtarisht që do ta vendosë në listë të sigurt Metën që është brenda në burg duke u hetuar për korrupsion. Kjo forcë opozitare që të gjithë kemi shpresuar duket sikur është bërë një kosh për të mbledhur të gjithë të korruptuarit dhe për të bërë përballjen e tyre me drejtësinë. Ndërkohë që duhej të ishte e kundërta”, tha analisti Lapardhaja.

Lini një Përgjigje