TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2023, 18:42

Kush i eliminoi? Nga Qazim Tepshi, te Zamir Stefani, si vdiqën në mënyrë misterioze dëshmitarët e aferës CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti

Kush i eliminoi? Nga Qazim Tepshi, te Zamir Stefani, si vdiqën në

Dyshimet janë se Ilir Meta është fundosur nga kreu i ERE dhe ish bashkëpunëtori i tij Ervis Mata, por në fakt ata që kishin dijeni totale për këtë aferë sot nuk jetojnë më...

Prokuroria e Posaçme ka hapur “petët e lakrorit” për Ilir Metën. Ish-presidenti për herë të parë në 30 vite e ndjen se e ka lakun në fyt dhe këtë herë nuk e shpëton dot askush.

SPAK ka gjetur prova dhe dëshmi të reja për aferën CEZ-DIA, një prej aferave që nuk u hetua dot kurrë më parë. Ndonëse provat ishin sheshit dhe emri i Ilir Metës dilte kudo, benjamini i tij në prokurori nuk e hetonte. Këtu e kemi fjalën për Adriatik Llallën, i cili vetëm flinte mbi dosjet e korrupsionit.

Por përveç korrupsionit, kjo dosje ka dhe ngjarje të tjera misterioze brenda. Dyshimet janë se Ilir Meta është fundosur nga kreu i ERE dhe ish bashkëpunëtori i tij Ervis Mata, por në fakt ata që kishin dijeni totale për këtë aferë sot nuk jetojnë më.

I pari është ish-ambasadori shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi. Ai ka pasur dijeni për të gjitha negociatat me CEZ dhe madje ka shoqëruar Metën në takime. Krejt pa pritur ai vdes. Për vdekjen e tij u raportua se pësoi atak kardiak, ndërkohë që familjarë të tij kanë ngritur dyshime se ai është eliminuar. Vetë juristi që paditi Metën, zoti Romeo Kara, ka deklaruar disa herë se ai u eliminua sepse dinte shumë për aferën e CEZ dhe për Ilir Metën.

Unë kam konstatuar nga burime direkte se, ish-ambasadori Tepshi, ka qenë i ngarkuar direkt nga Meta, për të prezantuar Ismailajn si njeriun e tij dhe të Berishës pranë CEZ-it, lidhur me mbledhjen prej tij te 460 milionë eurove debi, gjysma e te cilave do të përfitohej nga Ismailaj dhe ata qe e prezantuan atë. Pasi kreu misionin e prezantimit, gjë të cilën e ka pranuar edhe vete administratori çek i CEZ-it ne Tiranë, duhet të ketë pasur një tentative për t'a shmangur ambasadorin Tepshi nga përfitimet e kësaj afere. Me sa thuhet, atij i është premtuar fillimisht 12% e fitimit, por me pas nuk i është mbajtur ky premtim. Për t'a nxjerre tërësisht jashtë loje, ai është aksidentuar në Prage në mënyrë që të mos merrte pjese në takim-pazarin e fundvitit 2010 midis Metes, Ismailajt dhe drejtuesve te CEZ-it ne Pragë”, tregon Kara.

Një emër tjetër që vdiq në të njëjtën mënyrë është ish drejtori juridik i Ministrisë së Energjetikës, Zamir Stefani. Pak pasi dha dëshminë e tij për aferën e CEZ, ai ndërroi jetë nga një atak kardiak. Dyshimet janë se u përdor e njëjta skemë për ta eliminuar. Ai kishte dijeni për të gjitha procedurat ligjore që u ndoqën mbi këtë aferë. Stefani është i vetmi person që doli përpara komisionit hetimor parlamentar të asaj kohe dhe deklaroi se: "Veprimet tona ishin me porosi dhe miratim nga lart". Pak më vonë ai vdes.

Ndërkohë sot nuk jeton më as ish-ministri Dritan Prifti, i cili denoncoi i pari skandalin. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Meta, më pas armiku i tij më i përbetuar, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. “Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, merrte gjysmën”, tha Prifti. Ish ministri i Energjetikës e bëri këtë deklaratë 4 vite para se të plase skandali. Ai sot nuk jeton më. Zyrtarisht vdiq nga kanceri, por ka dhe nga ata që thonë se mund të jetë eliminuar. Bashkë me të sot nuk jeton as këshilltari i tij, Eduard Belegu, i cili u zhduk pa lënë gjurmë.

Pra duket se SPAK ka një panoramë të qartë të asaj që ka ndodhur me këtë aferë dhe nëse prokurorët do kenë guxim t’i shkojnë deri në fund, do ketë zhvillime të forta. /Pamfleti

meta zamir stefani cez-dia qazim tepshi

Lini një Përgjigje