
Analisti Ben Andoni ka komentuar deklaratat e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetajt, për Kryeministrin duke thënë se “u duk se kishte një përplasje reale”, mes tij dhe Ramës.
Ben Andoni deklaroi se “Rama nuk e ka shitur Ahmetajn, por e ka shmangur duke i lënë gjithë përgjegjësinë”, duke shtuar se kur ka skandale të tilla peshën duhet ta mbajë edhe vetë Kryeministri.
“Dje u duk se kishte një lloj përplasje reale. Duket që Rama nuk e ka shitur por e ka shmangur Ahmetajn. E ka shmangur, duke i lënë gjithë përgjegjësinë. Është e thjeshtë, këtë e kanë bërë gjithë kryeministrat e vendit tonë, që peshën ia kanë lënë ekzekutivit. Ndërkohë që këtë peshë duhet ta mbajë edhe vetë Kryeministri, kur ka skandale të tilla”, tha ai në “Panorama TV”.
Lini një Përgjigje