TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 22:56

Kush firmosi për kullat e Malltezit? Rama i përgjigjet Berishës: Vendimi i Bashkisë Tiranë vetëm për disa karakatina, jo për klubin

Shkruar nga Pamfleti

Kush firmosi për kullat e Malltezit? Rama i përgjigjet Berishës:

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi akuzat e Berishës se lejen për ndërrimet te Kompleksi “Partizani” e ka firmosur ai vetë.

Në studion e “Repolitix”, Rama tha se nuk është e vërtetë, pasi ai ka firmosur në një zonë larg ish-kompleksit “Partizani” dhe akuzat e Berishës janë të pavërteta. Sipas tij, leja erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat të ndryshimit të ligjit për sportin.

Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se janë përfshirë vetëm disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore të Berishës u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.

Rama: Njëri thotë kështu (referuar deklaratës së Berishës), unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta.

(Del harta, Rama sqaron hartën). Ja ku është fusha, ja godina ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu.

Kush firmosi për kullat e Malltezit? Rama i përgjigjet Berishës:

 

Lini një Përgjigje