TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 22:08

Rama i vendosur kundër kërkesave të opozitës: Edhe në grevë urie të futen, nuk ka komisione hetimore!

Shkruar nga Pamfleti

Rama i vendosur kundër kërkesave të opozitës: Edhe në

Kryeministri tha se greva e urisë është vendim sovran dhe ai nuk do e ndalojë opozitën ta ndërmarrë këtë akt.

Gjykata Kushtetuese duket se është kthyer në alibi për mazhorancën për të mos ngritur komisione hetimore. Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë sot mbi kërkesat e opozitës dhe kaosit në Kuvend. Ai e bëri të qartë se nuk do lëshojë pe në këtë aspekt dhe kapet te vendimet e Kushtetueses.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision hetimor parlamentar dhe shtoi se opozita nuk mund të përfitojë me këtë të drejtë duke cënuar veprimtarinë e institucioneve pa pasur asnjë indicie.

Është shumë e thjeshtë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për ngritje komisionesh por kur nuk cënohet kushtetuta. Nuk mundet dot ta abuzohet me këtë të drejtë për të cënuar qoftë veprimtarinë e institucioneve të tjera.

Sepse nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull. Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces. Nuk është kjo fare detyra e parlamentit. Nuk janë këta as KLSH as prokuroria. Gjykata Kushtetuese, Parlamenti ka instrumenta të tjera para se të shkojë tek komisioni hetimor”, tha Rama.

Rama u paralajmërua nga analisti Lorenc Vangjeli se opozita brenda 10 ditëve do futet në grevë urie. Kryeministri tha se greva e urisë është vendim sovran dhe ai nuk do e ndalojë opozitën ta ndërmarrë këtë akt.  

Këtu jemi në një sport fizik që kërkon të zëvendësojë mendjen me muskulaturën. Te fusha e muskulaturës i kam mbaruar lojërat e mia. Kam qenë sportist me Dinamon, Partizani vendosi diktaturën dhe ne dolëm të dytët. E kam mbaruar atë pjesë. Rama tha se greva e urisë është vendim sovran i dikujt që do të bëjë greve, ata nuk e ndalojmë dot”, tha ai në një emision.

Rama tha se aksionet e opozitës janë aksione vetëvrasëse. Ai tha kjo nuk bëhet për komisionet parlamentare duke lënë të kuptohet se bëhet për hallet e Berishës.

I pyetur mbi akuzat e Berishës për dosjen e SPAK kundër tij, Rama tha: “Nuk i komentoj vendimet e organeve të drejtësisë. Nuk i kam komentuar për njerëz afër meje dhe s’kam si t’i komentoj për njerëz shumë larg meje qysh që nuk mbahet mend”.

Lini një Përgjigje