TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 19:24

Gazetari malazez “tërbon” Ramën: Nuk ke asnjë dallim nga Erdogani dhe Gruevski, mediave nuk ja u mbyll dot gojën!

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari malazez “tërbon” Ramën: Nuk ke asnjë dallim
Përplasja e gazetarit me Ramën

Një gazetar nga Mali i Zi ka nxjerrë nga vetja kryeministrin Edi Rama, duke mos u kursyer aspak në fjalët e tij…

Kryeministrit Edi Rama i janë përplasur në fytyrë sulmet dhe përçmimet ndaj gazetarëve. Ai ishte i ftuar sot në Forumin e Medias për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë dhe nuk kurseu sulmet ndaj gazetarëve.

Por mes shumë reporterëve, ishte një gazetar që doli shumë i guximshëm dhe nuk i la gjë pa i thënë kryeministrit shqiptar. Ai ishte nga Mali i Zi dhe u shpreh se Rama nuk ka asnjë dallim nga Erdogan, Gruevski apo Vuçiç sa i takon sulmeve ndaj medias.

Rama tha se ka gazetarë bastardë, por ai ju kthye, duke thënë se një deklaratë e tillë është e papranueshme. Gazetari mori si shembull Malin e Zi, teksa u shpreh se për sa kohë politikanë si ai sulmojnë mediat, tregon se gazetarët janë duke shkëlqyer në punën e tyre.  

Para këtij eventi, nga shumë autokratë dhe urryes të lirisë së fjalës dhe medias së lirë, mendova se është njëri që nuk është. Se mendova që është artist. Nuk mendova që zoti Rama është njëri nga ata si Erdogan, Gruveski, Gjukanoviç Mitsotaqis apo Orban e Vuçiç. Nuk e di situatën në Shqipëri me median, por me atë çka tha zoti kryeministër në fillim, mendova se është një tmerr i vërtetë.

Atë që thotë dhe lordi i Malit të Zi, Gjukanoviç, duke i cilësuar gazetarët si bastardë. Kam 25-vite që e dëgjoj dhe madje kur doli Trump mendova se e kam gabim dhe unë jam një bastard që pretendoj dhe dënoj persona si Gjukanoviç. Por kur Trump doli, faleminderit zoti Rama, pasi tani e di që media jonë po luan një rol serioz dhe është e besueshme. Për të kritikuar çdo lloje qeverie kur ata abuzojnë me pushtetin dhe janë të korruptuara.

Ju përmendët anëtarë të familjes suaj. Por në Malin e Zi kemi një rast, ku vëllai i presidentit është më i pasuri në vend pa patur një ditë pune. Apo kur djali juaj është milioner që 25-vjeç. Ose nëse keni një motër avokate dhe ajo milionere. Kjo sepse janë gjeni apo sepse janë motrat dhe vëllezërit tuaj.

Edhe një këshillë apo pyetje. Nëse situata është siç thatë ju. Vuçiç, miku juaj qan dhe shprehet se media e lirë e kritikon. Por nuk është e vërtetë. Sa vite ka që jeni kryeministër? Cila është masa juaj? Vetërregullimi nuk është mjet për të mbrojtur publikun. Janë gjykata, prokuroria.

Në Kroaci nuk ankohet njeri për median. Këtu kemi kryeredaktorin që ka të njëjtin standard si kryeredaktori i "Guardian" që donte të kontrollonte faktet me ju. Nëse sakrifikojmë gjithë jetën tonë nuk mund të thuash që të gjithë ne jemi bastardë. Zotëri me dëgjoni se ju dëgjova ju”, tha ai.

Deklarata e tij nxori nga vetja Ramën. Kryeministri tentoi ta ndërpriste, teksa u nervozua ndjeshëm duke dalë nga vetja.

Ky reagim nuk është fjalë e lirë. Është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Si mund të vetërregulloheni duke bërë kështu? Është e pamundur. Nuk ankohem dhe nuk them asgjë për gazetarët. Më ftuat ju mua dhe nuk ju ftova unë. Pashë programin dhe ishte 30 minuta. Nuk thashë që jeni bastardë, thashë që ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimet dhe kur ta shihni do ndiheni keq se si e kuptoni gazetarinë. Ka të bëjë me të dëgjuarit, por nëse e kuptoni atë që thashë, thashë gjëra krejt ndryshe”, tha ai.

Rama që në fillim të fjalës i sulmoi vetë mediat dhe gazetari malazez gjeti guximin duke ja thënë gjërat në fytyrë. Ai u duartrokit nga shumë gazetarë shqiptarë në sallë, duke nervozuar akoma më shumë kryeministrin. “Duartrokasin për një gjë që s’ka lidhje me atë që thashë unë”, tha ai. /Pamfleti

Lini një Përgjigje