TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 18:12

Kaosi në Kuvend, Pampuri: Skena ‘donkishoteske’ për interes të një personi

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Pampuri: Skena ‘donkishoteske’ për

Deputetja e PD, Oriola Pampuri i cilësoi si ‘skena Don Kishoteske’ situatat e krijuara nga kolegët e saj të Rithemelimit në Kuvend dhe në komisione parlamentare. 

Në një intervistë për “Report tv”, ajo deklaroi se kjo nuk është rruga e duhur dhe as nuk ju shërben qytetarëve.

Nuk është në interes të qytetarëve kjo lloj sjellje me karriget përmbys dhe me tymuese në parlament. Këto janë skena Don kishoteske, për interes të një personi të vetëm jo në interes të qytetarëve”, tha Pampuri.

Më tej ajo shtoi se ka një lloj kontradite në veprimet e deputetëve që kanë bllokuar seancat gjatë 2 javëve të fundit, pasi disa prej tyre bllokojnë punën në komisione por ndërkohë marrin pjesë online.

Shikoj një luftë në komisione dhe dëshirë për të marrë pjesë në komisione online. Bëjnë luftë të bllokojnë komisionet dhe janë prezentë në komisione online. Kjo nuk është çështje për të marrë ditën e punës. Aty po bëhet një teatër. Nuk mund të jetë opozitë kjo me luftë duke përmbysur karriget. Në fund çfarë ndodh? U votuan të gjitha projektligjet. Mua më duket sikur njëri thotë, unë kam hallin tim më intereson kjo situatë, ti ke hallin tënd dhe vazhdojmë përpara”, shtoi ajo.

E pyetur nëse do të firmoste kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, deputetja e PD, Oriola Pampuri u përgjigj se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.

Unë mbështes gjithë punën e SPAK. Do të votoja për çdo shkresë apo kërkesë që do vinte në Kuvend qoftë edhe për mua. Është drejtësia që duhet të flasë më në fund. Unë kam besim tek SPAK.  Do të ndjek çdo hap që do të nxitet nga SPAK, nëse do ketë kërkesë pa diskutim që do të votohet”, u shpreh Pampuri.

pampuri pd

Lini një Përgjigje