TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 14:53

"Basha mbahet nga Rama si shpifësh arash", PD i përgjigjet Berishës: Bën mirë të përballet me drejtësinë, të mos fshihet pas deputetëve

Shkruar nga Pamfleti

"Basha mbahet nga Rama si shpifësh arash", PD i përgjigjet

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina, i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit tha se Basha mbahet nga Rama si shpifësh arash.

Karabina shprehet se Berisha bën mirë që të shkojë të përballet me drejtësinë dhe të mos fshihet si struci.

Ajo shton se Berisha të shkojë në SPAK të provojë pafajësinë dhe të mos përdorë demokratët si mburojë.

“Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi,” shprehet Karabina.

Ajo shton se ish-kryeministri së bashku me Ramën për hallet e tyre personale, mundohet të dëmtojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

"Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.

Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit", thuhet në reagimin e saj.

karabina basha rama pd

Lini një Përgjigje