TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 13:46

"E vrau shteti"/ Berisha për vendimin e Strasburgut për Aleks Nikën: S’ka pengesë hetimi nga unë!

Shkruar nga Pamfleti
"E vrau shteti"/ Berisha për vendimin e Strasburgut
Sali Berisha

Ish-kryemimistri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë nga ana e tij pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 Janar.

 “Nuk mund të ketë pengesë hetimi nga Sali Berisha, Se si është bërë hetimi dosjet janë aty, vlerësimin e ka bërë gjykata”, tha ish-kryeministri.

Gjykata e Strasburgut  ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes.

Në vendimin e argumentuar të Gjykatës Strasburgut, po ashtu thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se në protestën e 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive.

Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë; Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nika.

sali berisha

Lini një Përgjigje