TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 12:25

KQZ mblidhet për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit, avokati i Berishës: Kreu shkelje, t’i ndërpritet mandati

Shkruar nga Pamfleti

KQZ mblidhet për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit, avokati i Berishës:

Avokati i Sali Berishës, Franc Nuri në seancën e KQZ ku po shqyrtohet shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, thotë se duhet Hajdarit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai thotë se nuk ka deklaruar dënimin në formularin e vetëdeklarimit, duke theksuar se nuk ka rëndësi sa është masa e dënimit, por ligji e detyron që ta deklarojë.

“E kemi depozituar si koalicion BF që në muajin prill të 2023 dhe prisnim që sot të vinim në këtë fazë. I qëndrojmë qëndrimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë për shkaqet si vijon, nuk ka rëndësi masa apo lloji i dënimit, sipas ligjit ka rëndësi nëse kjo gjë është deklaruar apo jo në formular. A është i dënuar zotëria me vendim të formës së prerë? Prokuroria e Përgjithshme thotë po. A e ka deklaruar në formular? Përgjigja është jo. Çfarë parashikon ligji dhe vendimi i Kuvendit? Parashikon ndërprerje të menjëhershme të mandatit, qoftë edhe një vendim administrativ. Pak rëndësi ka masa e dënimit, rëndësi ka që vendimi është i formës së prerë dhe nuk është deklaruar”, tha Franc Nuri.

 

shkarkim kqz kreshnik hajdari avokati i berishes mandat

Lini një Përgjigje