
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka propozuar sot në Komisionin e Ekonomisë, teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.
Braçe i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale.
“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. Është mirë që një iniciativë e tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.
Por deputeti socialist nuk u ndal këtu, ai kërkoi të hiqet TVSH nga produktet higjeno-sanitare të grave dhe vajzave për ciklin.
“A ka mundësi që paketën higjeno sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Evropë që ta paguajë qeveria njëherë në muaj, por minimumi kërkoj që të përjashtohet nga TVSH”.
Lini një Përgjigje