
Enton Abilekaj i ka cilësuar si “kamikazë” deputetët e opozitës me aktet e fundit të dhunshme.
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar përplasjen fizike mes Sulës dhe Çollakut pas një debati të këtyre të fundit.
Ai tha se nuk mbështet dhunën në asnjë lloj mënyrë, as mes miqve, siç ju referuar Çollakut dhe as mes kolegëve, qofshin këta pjesë e mazhorancës.
“Duhet të kuptosh që secili prej nesh që ndjen çdo ditë presionin e regjimit të Edi Ramës, mënyrën se si Edi Rama po tenton ta poshtërojë opozitën në parlament ka një lloj reagimi edhe momental për të cilin kolegët duhet të bëjnë gjithçka për ta shmangur”, tha Bardhi për “Euronews Albania”.
Tre ditë më parë deputetët e PD, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur verbalisht dhe fizikisht brenda ambienteve të Kuvendit.
Dy deputetët shihen teksa debatojnë me një fjalor të papërshtatshëm në korridorin e Kuvendit, ndërsa në një moment Sula e godet Çollakun me dosjen që mbante në dorë.
Lini një Përgjigje