TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 22:43

Pse nuk hapen listat? Korreshi i përgjigjet Lapajt: Jam kundër Berishës dhe Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Pse nuk hapen listat? Korreshi i përgjigjet Lapajt: Jam kundër

Hapja e listave ishte pjesë e debatit mes Adriatik Lapajt nga Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe deputetit demokrat Saimir Korreshi. Ky i fundit u shpreh pro hapjes së listave dhe deklaroi qëndrimin e tij kundër Berishës dhe Bashës për këtë çështje.

“Unë sot jam pro hapjes së listave, jam një nga firmëtarët e nismës së zotit Shehi. Për mua secili të provojë sesa i vlen lëkura në terren”, tha ai.

I pyetur nga Lapaj se pse nuk i kërkon llogari partisë së tij që të bashkohet  dhe të hapet demokracinë në këtë vend, Korreshi u përgjigj se mosdakordësinë e ka shprehur në forume, ndërsa e konsideroi të turpshme marrëveshjen e 2008-ës.

“Nuk jam mbështetës i Berishë se Bashës. Nuk jam dakord për shumë gjëra dhe i kam folur ën forumet e mia. Po të ishte në dorën time edhe presidenti të zgjidhej nga populli. Korreshin marrëveshja e 2008-ës dhe zgjedhja e presidentit më e turpshmja që është bërë në këtë vend”, tha ai në “A2CNN”.

Lini një Përgjigje