TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 20:44

Nesër vendimi për Kreshnik Hajdarin, Maliqi: Mban një mandat të vjedhur, SPAK t’i hetojë pasurinë

Shkruar nga Pamfleti

Nesër vendimi për Kreshnik Hajdarin, Maliqi: Mban një mandat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të diskutojë nesër mbi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi ai ka fshehur një dënim në Greqi.

Lidhur me këtë seancë ka folur në media rivali i tij në zgjedhjet vendore, Lefter Maliqi. Sipas tij, Hajdari ka edhe kallëzime në SPAK bashkë me Salillari që i ka dhënë mandatin me shpërdorim detyre. Ai ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë pasurinë e kryebashkiakut.

Edhe unë kam qenë në Greqi dhe më ka kapur polici, por nuk kam qenë i dënuar. Me dekriminalizimin nuk të kap ligji nëse nuk e fsheh dënimin, por ky e fsheh. Ky ka edhe kallëzime në SPAK bashkë me Salillari që i ka dhënë mandatin me shpërdorim detyre. Ky ka edhe dy kallëzime në SPAK për këtë çështje, dhe tha se po hetohet, ja erdhi vendimi nga Greqia.

SPAK-u ka një detyrë, nuk them ta arrestojnë, por t’i hetojë pasurinë sepse nuk mund të luash me taksat e qytetarëve. Këta vetëm vjedhin dhe tallen me qytetarët, ndërsa Kuçova është lënë në harresë si në Kandahar. Është fukarallëk i madh dhe shpërdorim i madh. Ajo bashki duhet t’i kthehet qytetarëve. Unë e quaj veten të njëjtë me ata qytetarë, dhe tenderave korruptive u duhet vënë kyçi. Unë them që duhet të ketë zgjedhje të reja dhe do të kandidoj sërish. Është një mandat i vjedhur. Salillari ka ndërhyrë me avokatin e vet sepse ai e ka vendosur kandidat te Rama”, tha ai në “Ora News”.

Lini një Përgjigje