TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 19:06

Berisha apel për përmbysje: Sot në Shqipëri është vendosur narko-diktatura, Rama ta harrojë se mund të më ndalë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha apel për përmbysje: Sot në Shqipëri është

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me foltoret për të mobilizuar qytetarët në protesta. Ai u ndal në Kavajë ku sërish foli për akuzat e ngritura nga SPAK kundër tij.  

Berisha deklaroi se beteja në Kuvend nuk është për hallet e tij, por është për ekzistencën e opozitës. Sipas tij, Rama kërkon ta asgjësojë opozitën dhe ata nuk do ta lejojnë.

Ky nuk na lejon Komisionin dhe na thotë merruni me filanin-fistekun po me mua s’keni pune se jam mbi ligjin. Po ne s’mund ta bëjmë këtë. Sepse në momentin që do ta bëjmë këtë, kemi tradhtuar besimin tuaj.

Sot në Shqipëri është vendosur narko-diktatura, sundimi i bandave. Çfarë demokracie ka kur vota e qytetarëve shndërrohet në krim, dhe krimi në votë.

Çfarë demokracie ka, kur për të mposhtur këtë lëvizje vendos masa sigurie ndaj kryetarit të opozitës për të cilin tre vite hetime nuk ka gjetur asnjë shkelje ligjore asnjë provë asnjë fakt asnjë dokument që të përbëjë shkelje ligji, që të mund të ndërtojë padi penale. Jo por si person në dyshim, si armik do t’i përcaktoj këto masa. Ai harron se asnjë gjë në botë nuk mund të mposhtë demokratët, Sali Berishën në betejën e tyre.

Sot është koha e guximit qytetar, e sakrificës qytetare është koha të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe ti japim duart siç i dha Kavaja e para dhe pas Kavajës Shqipëria.

Ai që mund të mendojë se po merremi në personale, jo mor jo, ne po merremi për interesin jetik këtu, se nëse ne e tolerojmë këtu, ai mbi qytetarët do vazhdojë të bëjë gjëmën, por ne nuk do ta lejojmë atë.

Sot, ne jemi në protestë në Parlament, por sot Shqipëria ka nevojë për Kavajën në këmbë. Kavaja u çlirua e para, Kavaja votoi kryetarin e saj të bashkisë dhe nuk u mposht as nga bandat as nga paratë e krimit. Kavaja është mision, mision kombëtar të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje