TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 17:48

Rama paralajmëron largimin nga politika në zgjedhjet e ardhshme?!

Shkruar nga Pamfleti

Rama paralajmëron largimin nga politika në zgjedhjet e ardhshme?!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot sinjale se në zgjedhjet e 2025 mund të tërhiqet nga politika. Edhe pse shpesh ka folur për një tjetër mandat, duket sikur ka një ndryshim kursi.

Rama ishte sot në Pogradec, ku zhvilloi takim me socialistët dhe u ndal te heqja e taksave për biznesin e vogël. Ai tha se ky premtim do të mbahet deri në vitin 2029. Por ai u kujdes të shprehje se ky premtim do të mbahet me ose pa të në qeveri.

Madje ai tha se nëse ata që do marrin partinë e heqin taksën, ai do rikthehet dhe do i përmbysë.

Jemi i vetmi vend në këtë lagjen tonë në Ballkan që kemi zero taksa për biznesin e vogël dhe ku qeveria është aleati strategjik i cdo njeriu që hap derën e një biznesi të vogël. Sepose nuk i kërkon asnjë taksë apo TVSH,. Taksa do të jetë zero deri në vitin 2029, jam apo nuk jam unë. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju t’ju them “çohuni t’i rrëzojmë këta (PS) është po prekën taksën e biznesit të vogël”, tha Rama.

Në fjalën e tij Rama u ndal dhe te buxheti. Ai nënvizoi gjithashtu se kemi një zbritje të borxhit. Sipas tij, kjo tregon se ekonomia është solide.

Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë në kujtesën time. Na u desh ta rrisim dhe vetë borxhin se na u desh të përballemi me tërmete e pandemi. Si mund të zbresësh kaq shumë përqindje nëse ekonomia nuk është rezistente.

Kush do ta besonte dhe do ta merrte serioze një shifër që në 2024 paga mesatare ne sektorit publik do shkoje 900 euro. Kjo tregon se kemi krijuar mundësi te reja. Dhe këto mundësi një qeveri i krijon qe ti ndaje te njerëzit. Nga ana tjetër 1/3 e buxhetit do jetë për të gjithë mbrojtjen sociale në tërësi”, tha ai.

Lini një Përgjigje