TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 17:22

Çfarë halli ka Rama? Pas vizitës së SPAK në Uashington, sfidon për herë të dytë SHBA: Reformën e bëri PS dhe jo amerikanët

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë halli ka Rama? Pas vizitës së SPAK në
Rama në Pogradec

Sfida e Ramës vjen vetëm pas vizitës së prokurorëve të SPAK në SHBA. Ata ikën në Uashington më 31 tetor dhe 3 ditë më pas Rama doli me teorinë se reformën e bëri PS dhe jo amerikanët.

Kryeministri Edi Rama duke se ka filluar ta besojë vërtet se ishte ai që solli reformën në drejtësi dhe jo amerikanët.

Pas deklaratave të 10 ditëve më parë, kryeministri ka ripërsëritur sërish sot se ishte PS që bëri reformën rrënjësore në gjyqësor dhe amerikanët vetëm sa e mbështetën. Rama ishte në Pogradec, ku mblodhi Asamblenë e PS në këtë qytet. Ai sulmoi Metën e Berishën, që thonë se qeveria ka kapur drejtësinë, ndërsa vijon të mburret dhe të trumbetojë se pa të nuk do të kishte reformë në drejtësi. Kjo është sfida e dytë që Rama u bën amerikanëve.

Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu, sidomos nga ata që kanë pasur e kanë pushtet që të funksionojë kështu. Prandaj e thonë. Sepse kështu ka funksionuar kur kanë qenë ata në pushtet që drejtësia ishte farsë. E telekomanduar. Sot nuk është. Natyrisht ka gjëra që nuk jemi dakord, ka gjëra që mund t’i diskutojmë, por është fakt. Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. Nuk ka më të paprekshëm. Dhe kjo erdhi nga qielli. Janë disa që thonë se solli Amerika. Po si e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, Partia Socialiste”, tha ai.

Teksa kryeministri duket se edhe në zgjedhjet ardhshme do ketë në qendër të fushatës reformën, faktet janë se pa SHBA kjo reformë nuk do bëhej si duhej. Të gjithë e mbajnë mend se si PS tentoi ta miratonte Byronë Kombëtare të Hetimit nën varësinë e policisë, kur ambasador ishte Donald Lu, por SHBA e ndaloi. Po ashtu Rama kërkoi që anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të kalonin më parë nga zyra e tij, por edhe kjo nuk u pranua nga SHBA. Me pak fjalë, pa amerikanët sot do të kishim një drejtësi politike dhe jo një SPAK që arreston ministra, ish-ministra e ngre akuza ndaj ish-kryeministrave.

Interesantja është se Rama duket se ka vendosur të ndërmarrë një sfidë ndaj amerikanëve. Ata nuk po ja fërshëllejnë prej vitesh. Rama kur drejtoi Këshillin e Sigurimit në OKB nuk u përfill nga askush. Në Uashington ka shumë kohë pa vajtur dhe po ashtu asnjë zyrtar i lartë nuk e ka takuar. Dhe interesantja tjetër është se sulmet e Ramës vijnë vetëm pas vizitës së prokurorëve të SPAK në SHBA. Ata ikën në Uashington më 31 tetor dhe 3 ditë më pas Rama doli me teorinë se reformën e bëri PS dhe jo amerikanët. Cili është halli i kryeministrit? Mos është trembur nga fakti se tani SPAK e kanë marrë në patronazh aleatët përtej Atlantikut? /Pamfleti

Lini një Përgjigje