TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 17:37

“Reformën e bëmë ne dhe jo SHBA”, Rama mburret me drejtësinë dhe i dërgon 'selam’ Berishës: SPAK-un nuk ta solla unë

Shkruar nga Pamfleti
“Reformën e bëmë ne dhe jo SHBA”, Rama mburret me
Rama dhe Berisha

Kryeministri sot e ka tepruar me mburrjet e tij, duke deklaruar se ishte ai dhe PS që e bënë reformën në drejtësi dhe jo amerikanët...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi akuzat penale ndaj Sali Berishës dhe sulmet e këtij të fundit. Ish-kryeministri u mor i pandehur për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe ka nisur sulmet ndaj kryeministrit se fshihet ai pas akuzave të SPAK.

Por Rama duke folur sot nga Fieri ka reaguar për herë të parë dhe i ka dërguar mesazh të koduar Berishës se nuk ka ai lidhje me dosjen kundër tij.

"Këtu ka dy, sipas meje, pozicione të dallueshme në mexhelisin e debatit publik. Njëri është që drejtësinë e solli SHBA. Tjetri është se nuk ka drejtësi të re, por një SKAP që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta”, tha Rama.

Duke bërë lojëra fjalësh, Rama mori si shembull ata që i janë arrestuar në radhët e tij. Kjo sipas Ramës, tregon se ai nuk ka asnjë ndikim te drejtësia e re.

E paskam kapur unë drejtësinë? Kjo nuk ja vlen një shpjegim sepse është e qartë. Një forcë, një qeveri, një kryeministër që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë? Do ta kapë që mos t’i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe të të kapin ata që duhen kapur, nuk është kapje e drejtësisë”, vijoi Rama.

Por kryeministri sot e ka tepruar me mburrjet e tij, duke deklaruar se ishte ai dhe PS që e bënë reformën në drejtësi dhe jo amerikanët. Ndonëse të gjithë e dinë se pa SHBA, Rama do bënte një reformë siç e donte ai, kryeministri e hodhi poshtë ndihmën e partnerëve strategjikë, duke i dhënë merita vetes.  

Jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO nuk e bënin dot këtë. E para sepse nuk është puna e tyre ta bëjnë. E dyta, askush nuk e kishte vullnetin tonë.

Nëse sot pandëshkueshmëria nuk është mit, kjo ndodh sepse ekziston PS. Askush tjetër. As ata që ishin as ata që duan të jenë, askush nuk e ka këtë kapacitet.  Nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, por është PS që e bëri dhe sigurisht gjeti dhe pati një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. A bëhej dot reforma pa mbështetjen e tyre? Jo nuk bëhej”, vijoi ai.

Rama u ndal dhe te lufta kundër krimit, duke thënë se tani do të nisë një fazë e re. Ai u duk i sigurt në premtimin e tij se brenda pak kohësh do të shkatërrohen të gjitha grupet kriminale. Por kryeministri harron se deri tani nuk kemi asnjë bos krimi në pranga dhe atentatet vijojnë të ndodhin çdo muaj.  

Lini një Përgjigje