TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 17:24

Durrësi prej orësh pa energji elektrike, Rithemelimi: Kryetarja e bashkisë dhe OSHEE në gjumë të thellë

Shkruar nga Pamfleti

Durrësi prej orësh pa energji elektrike, Rithemelimi: Kryetarja e

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj ka reaguar pas stuhisë që goditi vendin, duke u shprehur se në qytetin e Durrësit orës 13:00 të ditë së sotme nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.

Hysaj tha se zona e plazhit dhe rrethinat për qark janë prekur nga ndërprerja e energjisë, ndërkohë që numri i OSHEE-së është jashtë funksionit.

Ajo kritikoi kryetaren e bashkisë, duke e akuzuar se meqë mbaruan zgjedhjet, kjo e fundit është në gjumë të thellë bashkë me furnizuesit e energjisë në Durrës.

“Gjysma e Durrësit ka që prej orës 13:00 pa drita!

Të mbytur në terr!!!

Zona e Plazhit dhe rrethinat për qark, ndërkohë që nr e OSHEE-s janë jashtë funksionit!

Apo mbaruan zgjedhjet tani dhe Kryetarja është në gjumë të thellë bashkë me furnizuesit e energjisë në Durrës!

Mos flasim për pjesën tjetër Veneciane të Durrësit ndërkohë se besoj jeni pajisur me gomone!”, shkruan Jola Hysaj në Facebook.

durre permbytje jola hysaj

Lini një Përgjigje