
Një ditë pas përplasjes në Kuvend, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e Sali Berishës.
Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, për të cilën tha se Partia e Lirisë e mbështet.
Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një ‘vend lufte politike’, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.
Deputetët demokratë krijuan kaos ku nuk munguan as konfliktet fizike.
Ashtu në kaosin e krijuar Parlament, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla çeli seancën ndërsa deputetët socialistë në këmbë dhe me kartonin jeshil vijuan të miratonin të gjithë projektligjet e rendit të ditës pa debat apo diskutim.
Lini një Përgjigje