TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 17:20

PS përgatitet për zgjedhje? Rama nis takimet qytet më qytet, premtime e deklarata si në kohë fushate

Shkruar nga Pamfleti

PS përgatitet për zgjedhje? Rama nis takimet qytet më qytet,

Kryeministri Edi Ram ka nisur takimet në bazë. Pas një periudhë tërheqje nga takimet dhe nga mediat, Rama ka vendosur të zbresë në terren. Sot ai ka mbledhur Asamblenë e Zgjeruar të PS në Fier, ku teksa ka prezantur buxhetin e ri ka nisur me premtimet. Rama u ndal te turizmi, arsimi, ekonomia, rendi, drejtësia, pensionet apo pagat. Pra premtimet si në kohë fushate.

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend është folur dhe është ngritur si teori për të shkuar në zgjedhjet parakohshme. Mos vallë kryeministri ka nisur fushatën?

Sot mora të dhënat e tetorit për turizmin. Jemi në tetor dhe krahasimisht me tetorin e vitit të shkuar, numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me mbi 80%.

Nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë.

Mos të harrojmë asnjëherë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme.

Në fakt ajo që po ndodh sot është që turizmi po kthehet në industri dhe nga ana tjetër është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, por rrisin konsumin, kërkesën për shërbime dhe prodhime. Patjetër rrisin dhe të ardhurat në ekonomi”, u shpreh Rama.

Më tej ai u ndal edhe tek rritja e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, duke thënë se kjo rritje nuk ka prekur familjet shqiptare, pasi fatura është paguar nga shteti.

Ndërkohë që çmimi i energjisë u rrit frikshëm për të gjithë, asgjë nga kjo rritje në tregun ndërkombëtar, asnjë qindarkë nuk është reflektuar në faturën e dritave të familjeve shqiptare. Vumë në dispozicion një volum të konsiderueshëm lekësh për të mbështetur familjet, duke e paguar nga arka e shtetit diferencën”, u shpreh ai.

Ekonomia është më mirë, por duhet të bëhet më mirë. Vijmë tani te buxheti, vitin e ardhëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin që po flas, është kokëfortësia e lekut”, tha Rama më tej.

Sakaq kryeministri Rama tha se asnjë taksë nuk do rritet, ndërsa shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që ka biznesin e vogël me 0 taksë.

“Asnjë taksë nuk do të rritet. Jemi i  vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me 0 taksë. Se ka asnjëri dhe 0 TVSH se ka asnjëri. Ndërkohë jemi duke diskutuar që edhe nivelin e taksës mbi pagën, të bëhet një rishikim që nga rritja e pagës në nivelin  e lartë. Deri dje kishim 1 mln si vlerë të lartë, sot nuk është më ajo shifër”, përfundoi Rama.

 

Lini një Përgjigje