Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për dhunën dhe tensionet në Kuvend. Pas padisë që u bë nga PS ndaj Bledion Nallbatit me akuzën për “goditje për shkak të detyrës” ndaj Vullnet Sinës, ky i fundit është thirrur sot në SPAK.
Këtë të premte ai është thirrur të japë dëshminë e tij mbi atë që ndodhi të hënën në sallën e Parlamentit. Vetë Bledion Nallbati vijon i mëshon fakti se ai u provokua.
“Që ta sqaroj njëherë e mirë këtë çështje, është hera e parë që prononcohem… ajo çfarë ka ndodhur atje nuk nderon askënd, por sikundër e dini ka një aksion të opozitës për të bllokuan funksionimin normal sa kohë pretendon se i janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Bardhi kërkonte fjalën për procedurë, dhe kryetarja i dha fjalën Sinës, i cili po provokonte një opozitë të tërë. Unë shkoj atje për t’i marrë kartën dhe nuk e kam prekur me dorë. Kam marrë kartën, në këto momente më ka kapur duart që të më marrë kartën. Unë e kam shtyrë për të shkëputur duart, dhe kur unë jam ngritur ai është turrur për të më qëlluar. Më pas mund të kem reaguar në kushte të vetëmbrojtjes. Është më e patolerueshme ajo që bën mazhoranca për të bërë të tilla veprime. SPAK nuk më ka thërritur, por besoj se po dhe unë jam i gatshëm për të dhënë shpjegimet e mia”, tha ai në një emision.
Lini një Përgjigje