TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 16:01

Drejtësia e pafuqishme përballë Berishës, dështon t’i dorëzojë vendimin për masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia e pafuqishme përballë Berishës, dështon
Berisha sfidon drejtësinë

GJKKO vijon të dështojë përballë Berishës sa i takon masës së sigurisë mbi aferën me ish-kompleksin "Partizani"...

Drejtësia po tregohet e pafuqishme përballë Sali Berishës. Teksa një qytetari të thjeshtë i vihen prangat në moment nëse refuzon thirrjet e gjykatës, me ish-kryeministrin nuk po ndodh kështu.

Prej 3 javësh Gjykata e Posaçme nuk po arrin ta njoftojë Berishën që ka një masë sigurie ndaj tij. Fillimisht policia gjyqësore dështoi ta njoftonte mbi mbajtjen e seancës gjyqësore. Edhe pse i efektivët shkuan Berishës në zyrë, në Kuvend, në shtëpi dhe selinë e PD, dështuan të njoftojnë.

Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vendimin. GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por Berisha refuzon ta marrë këtë vendim. Gjykata prej disa ditësh i ka shkuar në banesë dhe Kuvend, por posta e ka kthyer mbrapsht shkresën me mbishkrimin “refuzuar”. Vetë Berisha nuk pranon të firmosë duke sfiduar kështu drejtësinë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, njofton Gjykata e Posaçme.

Absurdi tjetër është se teksa Berisha pretendon se nuk është njoftuar për masën e sigurisë, avokatët e tij mësohet se kanë bërë ankimim në Apelin e Posaçëm. Ata kërkojnë shuarjen e masës së së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo tregon se ata e kanë pranuar vendimin ndja klientit të tyre.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi "Partizani". Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën.

Lini një Përgjigje