TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 20:56

Rama merr tjetër goditje nga PSE, eurodeputeti socialist kundër paktit për emigrantët: I papranueshëm dhe antiligjor

Shkruar nga Pamfleti
Rama merr tjetër goditje nga PSE, eurodeputeti socialist kundër paktit
Juan Fernando Lopez Aguilar

Një marrëveshje për të mbajtur emigrantët në Shqipëri ndërsa presin që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen nga Italia është e papranueshme dhe e papajtueshme me legjislacionin”. Kështu tha Eurodeputeti socialist spanjoll Juan Fernando Lopez Aguilar për Euractiv.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan një marrëveshje të hënën (6 nëntor) për të sjellë në Shqipëri individët e shpëtuar nga Mesdheu nga anije me flamur italian për përpunimin e aplikimit për azil.

Duhet të dimë më shumë për ta vlerësuar siç duhet. Megjithatë, duket sërish një lëvizje e gabuar në drejtimin e gabuar. Nëse është ashtu siç duket, është e papranueshme. Duket një eksternalizim jo vetëm i kufijve të jashtëm të BE-së, por një eksternalizim shqetësues i vetë procedurave të azilit” tha Aguilar për 'Euractiv' gjatë kongresit të Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Málaga fundjavën e kaluar.

Rama është anëtar i PES dhe marrëveshja me Melonin ka krijuar njëfarë tensioni brenda familjes socialiste europiane. Para fillimit të kongresit, Partia Demokratike Italiane u përpoq të vendoste në tryezë një diskutim mbi marrëveshjen, thanë burime të ndryshme nga Partia Demokratike për Euractiv.

Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Europë nuk duket se ka një zgjidhje për të cilën të gjithë mund të bien dakord, mund të mos jetë më e mira, por sigurisht që është më e pakta që Shqipëria mund dhe duhet të bëjë”, shkruante Rama në X ( ish- Twitter), disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas presidentes së grupit socialist në Parlamentin Evropian Iratxe García Pérez, është “shumë shpejt” për të marrë ndonjë vendim konkret, u tha ajo gazetarëve gjatë kongresit.

Megjithatë, Aguilar komentoi ashpër marrëveshjen duke shtuar se ajo është "absolutisht e papajtueshme jo vetëm me legjislacionin që është tani në fuqi, por me legjislacionin që ne synojmë të vendosim," vuri në dukje ajo, duke iu referuar ligjit ndërkombëtar dhe legjislativit për migracionin – i ashtuquajturi pakti i migracionit – të cilin BE-ja po përpiqet ta miratojë përpara zgjedhjeve evropiane të qershorit të ardhshëm për të krijuar një kuadër të BE-së për menaxhimin e migracionit.

Marrëveshja Itali-Shqipëri është veçanërisht problematike sipas eurodeputetit socialist, pasi vendi ballkanik nuk është i detyruar nga legjislacioni i BE-së, sepse nuk është një vend anëtar i BE-së, por është një vend kandidat për të hyrë në BE.

"Ne vetëm shpresojmë se do t'i japim fund kësaj sekuence keqbërjesh, duke vendosur, më në fund, një pakt migrimi dhe azili në shkallë evropiane si përgjigje ndaj situatës së migracionit", përfundoi Aguilar. /Euractiv

Lini një Përgjigje