
Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me vendimin e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve i cili la në detyrë Kreshnik Hajdarit, kryetarit të bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit.
Ai u shpreh se do të vazhdojnë betejën, duke e konsideruar vendimin një turp dhe skandal.
"Përfundimisht jemi në diktaturë!
Drejtësia, instutucionet janë të kapura! Nuk njohin as ligj as Kushtetutë. Oligarkët, mafia, bandat bëjnë ligjin. Besim në Zot dhe vetëm përpara, në çdo betejë e sfidë kundër kësaj mafie shtetërore! E drejta po vonon por do triumfojë!
Të mbrojmë demokracinë, votën e lirë, vendin nga krimi dhe shpopullimi, kapjen e drejtësisë nga Narkoshteti me çdo çmim! Qesh mirë kush qesh i fundit!”, tha Lefter Maliqi.
Kujtojmë se, Maliqi ngriti kallëzim penal në SPAK për blerje votash në Bashkinë Kuçovë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku fitues doli kandidati i PS-së, Kreshnik Hajdari.
Lini një Përgjigje