TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 13:52

“Nuk do të ketë seanca normale në Kuvend”, Bardhi paralajmëron: Jemi gati për të shkuar drejt çdo akti!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të ketë seanca normale në Kuvend”, Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në lidhje me situatën në kuvend.

Ai ka thënë se kuvendi nuk mund të vijojë normalisht për aq kohë sa i mohohen të drejtat e PD.

“Ne i kemi marrë vendimet tona, jemi duke i zbatuar, besoj nuk ka asnjë surprizë për opinionin publik, sa kohë që na mohohen të drejtat, kuvendi nuk do mund të vijojë normalisht”, tha Bardhi.

I pyetur nëse ka një vendim konkret ai tha se ende nuk ka një të tillë por Grupi Parlamentar është i gatshëm për të shkuar në çdo akt.

“Kur të jetë momenti për të kaluar në atë fazë nuk do ta mbajmë të fshehtë. Jemi gati për të shkuar në çdo akt, por ditë pas dite do të zbuloni edhe të rejat. Qëllimi jonë nuk është që parlamenti të jetë në anomalitet. Po bëjmë këtë betejë pasi kemi të drejtë”, shtoi ai.

gazment bardhi kuvend

Lini një Përgjigje