
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sulmet ndaj mediave.
Ai ka marrë pjesë sot në Forumin e Medias për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë dhe teksa dënoi sulmet ndaj gazetarëve, vijoi avazin e vjetër se mediat shqiptare spekulojnë. Ai tentoi të justifikojë deklaratat duke marrë si shembull paktin me Italinë për emigrantët, duke thënë se media gënjeu kur tha se do të vijnë vetëm meshkuj, pasi do të ketë dhe femra.
“Edhe kaq ditë pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje duhet t’i përgjigjem pyetjet për 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kurrë kështu. Kryeministrja italiane tha se gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, do të merren dhe do të çohen menjëherë ku mund t’u jepet ndihma e menjëhershme. Nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdoj të mbetet e ngulitur në të gjitha ato fantazi që prodhohen nga këto gënjeshtrave për t’u përdorur pastaj për luftë politike. Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht… Deri në këtë pikë. Pyetja për ju njerëz është si mund të luftohet kjo gjë, dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Ajo që më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore nga ku më pas kryhen sulme”, tha Rama.
Lini një Përgjigje