TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2023, 21:28

Rama i vendosur për të kaluar në Parlament paktin për refugjatët: Nuk na ndalin dot zhurmat

Shkruar nga Pamfleti

Rama i vendosur për të kaluar në Parlament paktin për

Kryeministri Edi Rama është kujtuar të flasë për paktin me Italinë për refugjatët.  I pyetur nëse duhej të kishte pasur një leje nga presidenti për të realizuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama tha se marrëveshja do të shkojë në Parlament.

Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se kjo marrëveshje nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik si Italia. 

Do ta çojmë marrëveshjen në parlament. Pala italiane donte të nisnim me këtë marrëveshje ndërqeveritare. Ne ua kemi bërë të qartë se do ta bëjmë këtë marrëveshje dhe do ia drejtojmë parlamentit. Zhurmat janë pjesë e jetës. Nuk janë zhurmat që drejtojnë vendimmarrjen e një qeverie. Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Italia e vetmja që mund ta ketë një favor të tillë në Shqipëri. Është edhe gjeografia shumë e rëndësishme, jemi fqinj me Italinë, na ndan një det, por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik. Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens”, tha Rama.

Lini një Përgjigje