TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2023, 21:39

Fushata, Rama kunja ndaj Veliajt: Do 7 prozhektorë me vete për të mbjellë një pemë

Shkruar nga Pamfleti

Fushata, Rama kunja ndaj Veliajt: Do 7 prozhektorë me vete për të

Kryeministri Edi Rama vijon të hedhë kunja ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Edhe pse është shfaqur në krah të tij disa herë, ka zëra që thonë se në PS ka një ndarje të fortë në prapaskenë.

Raportet mes tyre nuk janë ashtu siç duken. Sot Ram ka lëshuar kunja ndaj Veliajt. Rama ishte në Divjakë ku krahasoi Erion Braçen me Erion Veliajn.

"Ne do vazhdojmë çik se janë disa pemë për të mbjellë se Erioni mbjell pemë dhe natën. Nuk është si ai Erioni tjetër në Tiranë që do 7 prozhektorë bashkë me diellin për të mbjellë pemë. Ky mbjell edhe natën pa njeri fare. Nuk i rri rehat ajo", tha Rama.

rama veliaj brace peme

Lini një Përgjigje