
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulme e akuza ndaj rivalëve të tij politikë. Duke qenë se hoqi apendicitin pak ditë më parë, ai i ka konsideruar zorrë qorre Metën e Berishën.
Rama ishte në Mallkastër ku promovoi Qerim Ismailajn.
“Ju e dini që unë pata një problem me apendicitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 majit nëse e shikon atë votë siç është, si mundësia që të jep demokracia, që si qytetar ti të vendosësh se kë duhet të marrë qyteti në punë për ti shërbyer qytetit dhe qytetarëve”, tha ai.
Më tej Rama ka shfrytëzuar emrin e Metës në fletën e votimit për të kërkuar nga demokratët që të mos votojnë për të. Sipas tij, gjyshërit e atyre që janë vrarë nga komunistët, 'rrotullohen' në varr kur shohin se kë votojnë demokratët më 14 maj.
“Unë nuk e kuptoj, unë votën s’e jap për socialist sepse kam pasur gjyshin ballist. Ma kanë vrarë komunistët dhe socialistët nuk i shoh dot me sy. Por mirë me, unë i them, e kupton se sa herë do ta rrotullosh në varr gjyshin në momentin që do shkosh e do votosh Liken? Pse Liken do votosh? Po flas për demokratët. E kupton se çfarë do i bësh gjyshit. Mendohuni sepse një herë i vajtët mbrapa, e hëngrët. E hëngrët një herë, për mendimin tim, më 14 maj, ty që ta kanë vrarë gjyshin komunistët, është mirë t’ia kursesh gjyshit rrotullimin 7 herë në varr e të mos shkosh fare. Mos na e jep ne votën, më mirë mos shko fare", vijoi ai.
Lini një Përgjigje