TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2025, 17:52

Krahasoi Berishën me Krishtin, Kokalari i kthehet keq Mediut: Ku e ke parë të dërguarin e Zotit të vrasë, vjedhë dhe rrënojë popullin?

Shkruar nga Pamfleti

Krahasoi Berishën me Krishtin, Kokalari i kthehet keq Mediut: Ku e ke

Deklarata e Fatmir Mediut se largimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike do të ishte “një vetëvrasje politike” duke e krahasuar me Krishtin, ka marrë një kundërpërgjigje të menjëhershme nga aktivistja Evi Kokalari.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kokalari e ironizoi krahasimin biblik të Mediut, duke hedhur një listë me pyetje dhe akuza për atë çfarë përfaqëson sot Berisha dhe rrethimi i tij politik.

Në cilin nga 27 librat e Dhiatës së Re, e lexoi Fatmir Mediu, që Krishti: Futi Judën dhe Galilenë në Konferencën Islamike; Grabiti tokat dhe refuzoi t'ju kthej pronën atyre që e kishin të tyren me tapi; Ndërtoi skema piramidale për t'ju marrë dhe ato pak lekë sa ju kishin mbetur njerëzve; Përzeu apostujt që ishin me të që nga fillimi, duke i sulmuar publikisht sikur të ishin Judah; Mundësoi vjedhje, manipulime dhe korrupsion për të pasuruar Shën Jozefit dhe Shën Mërinë; Dha urdhër të qëlloheshin ata që e protestuan për këto vepra; Shkaktoi vdekjen e 26 personave në një shpërthim, që i ngjante Çernobilit Dhe pastaj ... pastaj U RINGJALL?”, shkruan ajo.

 

Lini një Përgjigje