Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një reagim në Facebook, i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Blendi Gonxhe.
Ai e quan Gonxhen “hajdut të radhës të qeverisë” dhe e sfidon publikisht që nëse ndjehet i ofenduar, të ndjekë rrugën ligjore duke bërë padi për shpifje.
Balliu thekson se Gonxhe është i përfshirë në skandale të ndryshme korruptive dhe hedh dyshime për rol të dyshimtë në aferat e inceneratorëve të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se si “hajdut i vjetër”, nuk mund të qëndrojë larg këtyre çështjeve.
Blendi Gonxhe, aktualisht ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, është përfshirë në një skandal të madh financiar, ku miliona lekë nga buxheti i shtetit dhe nga landfilli i Tiranës janë përfituar përmes kompanive të tij dhe të të birit që "Pamfleti" i ka denoncuar.
Reagimi i Balliut
Përgjigje për z. Blendi Gonxhen, alias Mr. Diga
I nderuar hajdut i radhës i qeverisë, unë nuk shpif kurrë. Nëse ke ndonjë siklet, shko në gjykatë dhe më padit për shpifje.
Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra. Përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë
Sot ka dalë edhe një aferë tjetër ku je i zhytur deri në fyt. Si hajdut i vjetër i Bashkisë së Tiranës, s’mund të qëndroje dot pa marrë pjesë edhe tek inceneratorët.
Lini një Përgjigje