Mbetjet nuk do të menaxhohen më nga bashkitë, Rama njofton krijimin e një institucioni të ri pas dështimit spektakolar me inceneratorët.
Pas dështimit me inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme "shpikjen më të re" për menaxhimin e mbetjeve.
Tani kjo "shpikje" ose "institucion" sipas protokollit të qeverisë, do të quhet Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve.
Ai ka bërë të ditur se qeveria do të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve në vend, duke njoftuar një paketë të re reformash që synon të adresojë dështimet e deritanishme, përfshirë problemet me inceneratorët.
Rama theksoi se, megjithëse proceset e pastrimit janë përmirësuar në disa aspekte, ka ende një mungesë të vetëdijesimit të qytetarëve dhe një trajtim të pamjaftueshëm të mbetjeve.
"E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm te proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijesimi të qytetarëve dhe nuk vëmë re përmirësime as në trajtimin e mbetjeve.
Duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash. Së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqndruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Pra e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Që nuk do jetë më i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ku bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera.",tha Rama.
Lini një Përgjigje