TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2025, 15:50

Qeveria e re, gazetari: Përveç Ramës, askush nuk e ka vendin e sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e re, gazetari: Përveç Ramës, askush nuk e ka vendin e

Gazetari Lavdrim Lita ka folur për përbërjen e qeverisë së re.

Lita u shpreh se beson se do ketë edhe figura të reja, edhe figura të njohura, duke shtuar se çdokush mund të lëvizë në qeverisje, përpos kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ai dha edhe një këshillë për PD, duke thënë se opozita duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj drejtësisë dhe “jo të qajë hallin e disa figurave të saj politike në raport me SPAK”.

Gjithashtu Lita, në një intervistë për Neës24, shtoi se ka ardhur koha që PD të legalizojë fraksionet në mënyrë që të krijohet larmishmëri idesh dhe alternativash brenda opozitës.

Lavdrim Lita: Përbërja e kabitetit të ri qeveritar do jetë me elementë të rinj, por edhe ata që njohim. Kemi parë Vëngun, Delina Ibrahimajn, Pirro Vëngun në Kryeministri, janë disa figura aktuale ndoshta provohen në pozicione të tjera. Çdokush mund të lëvizë në PS, përpos kryeministrit. Janë disa figura, që Rama ose i aktivizon në pozicione të tjera ose i lë në “stol”. Nuk besoj se do jenë figura me peshë, sepse kryeministri nuk do askënd që t’i bëjë hije. Qeveria e re besoj se do të jetë e depolitizuar.

PD nuk duhet të bëjë gabimin që të djegë mandatet. Kjo opozitë nuk është e fortë, sepse Rama ua “ka pirë ujin figurave kryesore të saj”, e di që nuk kanë peshë aq të madhe sa të rrëzojnë atë e prandaj Edi Rama mund të formojë qeveri edhe pa figura politike. PD duhet të hapet. Opozita të ndryshojë qasjen ndaj drejtësisë, jo vetëm të qajë hallin e Berishës me drejtësinë, hallin e Metës me SPAK apo hallin e Fatmir Mediut me SPAK. S’mund të jetë vetëm Sali Berisha figurë dhe të tjerët nën hije. PD duhet të bëjë aleatë ndërkombëtarët. PD duhet të legalizojë fraksionet dhe të krijojë një asamble të opozitës.

Lini një Përgjigje