TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2025, 15:50

"KQZ po bllokon procesin me urdhër të Ramës", Berisha: Të votojnë dhe emigrantët me dokumente të huaja

Shkruar nga Pamfleti

"KQZ po bllokon procesin me urdhër të Ramës", Berisha:

Në 11 maj, emigrantët shqiptarë do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës. Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj KQZ, duke thënë se mazhoranca i jep urdhra për të penguar regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit.

 “Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces.

Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare", u shpreh Berisha.

Berisha nuk i kurseu sulmet as për Gjykatën Kushtetuese, e cila një ditë më parë vendosi të rrëzojë ankimin e tij për masën e arrestit të shtëpisë. Në argumentin e saj, gjykata tha se masa e dhënë ndaj kryetarit të partisë demokratike, ishte legjitime pasi ai kishte kishte kundërshtuar masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes, dhe ne këto kushte masa ishte e nevojshme, proporcionale si dhe në funksion të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

“Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu.

Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave. Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar.

Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS", u shpreh Berisha.

Vetë Berisha e ka fituar lirinë momentale prej fundit të nëntorit të vitit të kaluar, me vendim të Gjykatës se Posaçme dhe Gjykatës se Posaçme te Apelit e cila i ka caktuar detyrim paraqitje 2 herë në javë.

Lini një Përgjigje