TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2025, 13:05

Kushtetuesja e rrëzoi, Berisha: Ajo gjykatë është repart i PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja e rrëzoi, Berisha: Ajo gjykatë është repart i
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Berishës pë shfuqizimin e masës “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë nga Gjykata e Posaçme.  

Sipas tij, Gjykata  Kushtetuese është nëj repart i PS-së.

“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu.

Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.

Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar. Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS”, u shpreh Berisha.

gjykata kushtetuese rrezon berishen

Lini një Përgjigje