Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1,4 miliardë dollarë në Ishullin e Sazanit, ndërsa tashmë ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.
Sipas deputetes së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli në një intervistë televizive sot se Sazani nuk mund të mbetet enklavë e pazhvilluar, ndërsa investimet në ishull pritet të sjellin zhvillim për zonën dhe jo vetëm.
“Sazanin nuk mund ta lëmë enklavë. Investimet në këtë ishull sjellin zhvillim”, tha Kodheli.
Kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, ka marrë statusin e investitorit strategjik për 10 vite për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.
Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama më 30 dhjetor 2024, duke pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë. Vendimi mban firmën e Ramës dhe të 7 anëtarëve të tjerë, zëvendëskryeministres Balluku, ministrave Gonxhja, Vengu, Malaj, Kumbaro, Denaj dhe të avokatit të shtetit Odise Moçka.
Sipas këtij vendimi investimi në ishull nga kompania e dhëndrit të Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 përqind të ishullit apo në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.
Sazani është kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun, ndërsa prej dekadash ka qenë i rrethuar me mister.
Ideja se një ishull i fortifikuar i epokës komuniste në brigjet e Shqipërisë mund të kthehet tani një vendpushim luksoz, sipas planeve të dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duket se ngjall mjaft kërshëri.
Kushner ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në zonën bregdetare të Zvërnecit, në Vlorë.
Lini një Përgjigje