TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2025, 22:11

“Po kryejnë regjistrime masive”, paralajmërimi nga Diaspora: Gati denoncimi në SPAK, do habiten të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

“Po kryejnë regjistrime masive”, paralajmërimi nga

Florian Haçka nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” gjatë një debati në A2Cnn tha se do t’i drejtohet SPAK lidhur me atë që po ndodh me regjistrimin e emigrantëve nga Partia Socialiste.

Haçka i ka bërë thirrje KQZ që të mos pranojë regjistrimet massive që po depozitohen nga një IP, ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se përveç patronazhimit, po kryen regjistrime masive të emigrantëve.

“Po bëhen regjistrime masive, nuk po kryen nga zyrat e PS në Greqi. i bëj thirrje KQZ që të mos pranojë këto regjistrime në masë, pasi në njërën anë ne i ikim votimit familjar, në anën tjetër po kryejmë regjistrime familjare”, tha Haçka.

Ai u shpreh se do të depozitojë një SPAK një denoncim që do t’I habisë të gjithë, ku vetëm nga një Bashki janë atashuar 20 persona.

Lini një Përgjigje