
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një thirrje në rrjetin e tij social drejtuar emigrantëve, ku ju kërkon që të regjistrohen në faqen online të KQZ sa më parë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Me një video mesazh nga “Facebook”, Rama tha se afati për t’u regjistruar është deri në datën 4 mars dhe se ky rast nuk duhet lënë të shfrytëzohet në momentet e fundit.
“Zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë prej aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri në katër mars. Ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ www.kqz.gov.al, nuk është e vështirë por do pak durim dhe duhen pak minuta.
Mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi në shqipot se koha fluturon, dhe e përsëris që do të votojnë vetëm ata që do regjistrohen deri në katër mars, që KQZ të nisë fletën e votimit me postë ju ta mbushni dhe ta riktheni. Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje