TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2025, 15:25

“U dhunua në zyrë nga banda e Suel Çelës”, reagon Llatja: S’mund të rrihet një kryetar

Shkruar nga Pamfleti

“U dhunua në zyrë nga banda e Suel Çelës”,

Kreu demokrat Sali Berisha duke iu referuar qytetarit digjital denoncoi dhunimin në zyrë të Kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje”, thuhet në postimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Ndërkohë Kryebashkiaku ka reaguar për Report TV duke përgënjeshtruar njoftimin në rrjet të kreut demokrat.

“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.

Lini një Përgjigje