TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2025, 15:17

Zgjedhjet e 11 majit, Martin Leka: Largimi i Berishës mundëson krijimin e një fronti opozitar

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Martin Leka: Largimi i Berishës mundëson

Në 11 maj zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku kryeministri shpreson mandatin e 4-t rradhazi, ndërsa opozita rotacionin politik.

Analisti Martin Leka duke komentuar situatën pak muaj para zgjedhjeve tha se e sheh me shumë pesimizëm situatën aktuale të kampit opozitar dhe veçanërisht Partisë Demokratike dhe shkaku kryesor është pikërisht lidershipi i saj, Sali Berisha, ky i fundit prej më shumë se një viti i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”.

Leka shprehet se pa një bashkim në front të gjerë dhe pa frymë, me këtë përçarje, opozita nuk vjen dot në pushtet dhe që ta arrijë një tjetër akt është largimi i lidershipit aktual.

Për Report TV, Leka shprehet se situata në PD duket kaotike dhe shkaku kryesor është Berisha.

Leka shpjegon se në PD është vendosur “kultura e vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve”, si dhe atë që e quajti mungesa e personalitetit dhe parimeve te deputetët e PD, që për interesa personale i janë bashkuar Berishës, kur dje e sulmonin.

Opozita dhe veçanërisht PD duhet të bënte një pakt të gjerë pajtimi, gjë që nuk e bëri. Mungesa e këtij pakti ka çuar më në dëshpërim opozitën. Megjithëse ka zëra që janë përhapur, sidomos nga Berisha, se po bashkohen, apo janë të bashkuar. Por situata është ndryshe, sepse e shikojmë se parti opozitare janë të ndara, si Basha, Djathtas 1912 apo të tjera. Pra atyre u mungon fryma, ata e dinë popullin injorant, por populli është më inteligjent sesa këta politikanë.

Le të kujtojmë Gazment Bardhin që çfarë nuk tha për Sali Berishën dhe tani është luftëtari më i madh i Berishës, ai ka shkuar aty për çështje personale, për t’u bërë deputet. PD duhet të bënte një pakt të madh, një frymë për të rrëzuar Edi Ramën, por realiteti është ndryshe, se ata janë të përçarë. Pavarësisht se ata thonë se sondazhet i nxjerrin 50%, por kjo nuk është reale. PD është në kufijtë e 30% të votave, kurse Rama shkon drejt fitores së mandatit të 4”, tha Leka.

Në lidhje me sondazhet ai i vlerësoi si afër realitetit dhe projeksioneve që edhe qytetarët shohin, por edhe ai vetë.

Sondazhi duhet parë me kujdes, Shqipëria nuk është ajo e para disa viteve. Deputetët të shohin interesat kombëtare dhe jo personale apo të Berishës. Ata lënë parimet dhe bashkohen me Berishën. Partitë të pastrohen nga interesat personale”, shton ai.

Lini një Përgjigje