TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2025, 11:49

“Ta nisim nga vetja”, Bardhi: Jo vetëm policët, edhe deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur SKY ECC!

Shkruar nga Pamfleti

“Ta nisim nga vetja”, Bardhi: Jo vetëm policët, edhe

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte pjesë e mbledhjes së komisionet për mandatet dhe rregulloren. Ai tha se secili deputet duhet të deklarojë nëse ka qenë përdorues i SKY ECC.

Në fjalën e tij Bardhi u shpreh se sa kohë detyrohet një funksionar policie që të deklarojë një gjë të tillë, është më e ndershme që deputetët ta nisin nga vetja.

“Nuk po them se deputetet e kanë përdorur për krime. Mund ta kenë përdorur për arsye private të jetës tyre. Por secili prej nesh do duhet te deklarojë e ka përdorur apo ja platformën e SKY ECC. Kjo është e gjitha. Kush nuk ka asgjë për të fshehur nuk ka pse të frikësohet. Për sa kohë ne ja kemi vënë detyrim funksionareve të tjerë të shtetit do duhet ta nisim nga vetja. Kjo është e ndershme. Sa kohe detyrojmë një funksionar policie që paguhet me 600 mijë lekë të vjetra, ne do duhet nisim ne nga vetja. Ky është standard moral”, tha Bardhi gjatë mbledhjes.

Lini një Përgjigje