
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, duke folur për hetimin e SPAK mbi atë që njihet si dosja ‘Xibraka’ tha se ai është thirrur në Prokurorinë Speciale, por nuk iu drejtua asnjë pyetje.
Në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Bardhi tha se prokurori që pezulloi dosjen 335/1, që është dosja e personit të paidentifikuar në hetimin e laboratorit të kokainës, Olsian Çela u gradua Prokuror i Përgjithshëm.
“SPAK më thirri me fletë thirrje për këtë çështje dhe shkova u paraqita. Futem në prokurori, mirëmëngjesi, kemi rihapur këtë çështje, kjo është dosja, më thanë, dhe më treguan disa pirgje letrash, që do të thotë se kishin studiuar dosjen, sa kohë kishin vendosur rihapjen.
Të kemi ftuar për këtë çështje, çfarë ke për të thënë. i them, më fal unë nuk kam gjë për të thënë, çfarë kam pasur për të thënë ua kam sjellë me shkrim.
Mbi atë që kam sjellë me shkrim, i pyes, keni ndonjë pyetje? Jo më thonë, nuk kemi pyetje. Mirupafshim!
Kaq ka qenë mbi këtë çështje. Po të merrni procesverbalin kaq është, unk më është bërë asnjë pyetje, nuk më është kërkuar asnjë sqarim. Ata do të thotë se, ishin të qartë, dmth i përputhej informacioni”, tha Bardhi.
Në vijim Bardhi tha se dy vendime, të Shkallës së Parë dhe Apelit e thonë që, hetimet janë kryer me qëllim prishjen e disa provave dhe i gjithë operacioni, e thotë gjykata, është dekonspiruar.
“Kam kërkuar që të verifikohet edhe puna e policisë dhe prokurorëve të çështjes. Prokurori i kësaj çështje pasi pezulloi 335/1 prokurori Olsian Çela, u bë me votë të Edi Ramës në Kuvend, Prokuror i Republikës së Shqipërisë. A ka pozicion më të lart se në sistemin e prokurorisë. Pra nga një prokuror i shkallës së parë e çoi Prokuror të Përgjithshëm’, tha Bardhi.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.
“Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë. Ky është Tims-i zyrtar. Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.
Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova. Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.
Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne. Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim.
E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto. i gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje