
Deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka folur për koalicionin e partisë që ai drejton me Djathtas 1912 të Enkelejd Alibeajt.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse “rrezikoi” të bënte koalicion me Alibeajn, në një kohë që mund të ishte në një listë të sigurtë të PD, Shehi tha se ai këtë lëvizje e bëri për t’i dalë kundër të gjithë atyre që po mbajnë peng Shqipërinë. Ai theksoi se ende ka shpresë për bashkim edhe me forca të tjera politike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Keni filluar me përgatitjet me zgjedhjet. Keni krijuar koalicion me Djathtas 1912, pse kjo lëvizje, kur mund të ishin në listë të sigurtë me PD?
Shehi: Me rrezik pa rrezik, kjo është rruga për të ndryshuar disa gjëra. Nuk kam pretendimin për të përmbysur situatën, por kaq janë mundësitë. Unë gjykoj që opozita shqiptare ka vetëm një shteg, të vëjë në lëvizje gjithë elektoratin gri, që nuk identifikohen më me grupin Berisha-Meta. Unë s’kam asgjë me PD. Nga PD vijmë të gjithë, por nuk shkon më kjo situatë, kush ka një arsye normale e kupton fare mirë. Nuk mund të vijë njëherë, dy herë apo tre herë. Lidershipi opozitar mund të zgjidhë punët e veta, por nëse duam të mundim Ramën duhet të mobilizojmë pjesën tjetër opozitare.
Borakaj: Pse zgjodhët Djathtas 1912?
Shehi: Nuk kemi zgjedhur vetëm këta, është një proces, nuk është mbyllur ky, mund të bashkpohemi edhe me të tjerë.
Borakaj: Keni kriter përjashtues?
Shehi: Ne na bashkojnë dy gjëra të gjithë opozitarëve. Na bashkon lufta kundër autokracisë së Ramës dhe korrupsionit të PS. Brenda grupit tonë këta ranë dakord me Ramën, që të mbyllin listën. Dje dëgjova dhe një lajm të hidhur që nuk duan të bëjnë as zvotim elektronik, duan të na lënë në dorë të këtyre. Na ndan edhe raporti me drejtësinë e re, na ndan çështja me SPAK, se ëhstë i vetmi që ka bërë diçka. Këta janë kundër i thonë organizatë kriminale. E treta është përqasja me komunitetin ndërkombëtar. Jemi parti të qendrës së djathtë, njëjherë e një kohë ishim miq me SHBA, tani opozita për hallet e veta po mban në shpinë të gjithë. Pastaj programi për bujqësinë, e rrogat po ti mbledhësh nga PS deri te ekstremi më i djathtë janë aty aty.
Lini një Përgjigje