
Ndryshime në Qeveri. Në mbledhjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Mbrojtjes, Dritan Tola. Ky i fundit ishte emëruar në këtë funksion vetëm 7 muaj më parë, ndërsa në administratën e Edi Ramës ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshi edhe kreun e DSIK.
Ende nuk dihen arsyet e largimit nga detyra të Dritan Tolës, ndërsa në vendimin e Qeverisë thuhet se ai është liruar nga detyra.
Gjatë kohës që DSIK drejtohej nga Tola u raportua se institucioni pajisi me certifikatë sigurie motrën e Nuredin Dumanit, e cila ishte punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Skandali u raportua në media, ndërsa më pas Tola u largua si drejtor i DSIK-së. Ai gjithashtu ka raportuar në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
'Pamfleti', referuar burimeve konfidenciale nga BKH, ka raportuar se Dorian Tola, është në dosjet e kontakteve me rrjetin SKY ECC.
Madje, referuar informacioneve, Dorian Tola, nuk është përfshirë drejtëpëdrejtë në bisedat SKY-ECC, për shkak të ushtrimit të detyrës, por si pjesë e kontakteve të paligjshme me zyrtarë e kriminelë, të cilët i vinte në dijeni, për informacionet që i dërgonin agjencitë shqiptare e partnere të SHBA-BE, për veprimet dhe lidhjet e tyre të paligjshme.
Lini një Përgjigje