TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2025, 17:12

Rama nuk gjen qetësi, mbledh sërish drejtuesit politikë; Erion Braçe pritet të largohet nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti
Rama nuk gjen qetësi, mbledh sërish drejtuesit politikë; Erion
Rama-braçe

Pas largimit të Majkos nga Kukësi dhe dërgimit të tij në Kavajë, duket se do të ketë një zhvendosje të Erion Braçes nga Fieri.

Kryeministri Edi Rama duket se nuk po gjen qetësi lidhur me organizimin e partisë për zgjedhjet e 11 majit.

Pas mbledhjes që zhvilloi të hënën, sot pasdite ka mbledhur sërish në një takim drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja po zhvillohet përmes platformave online. Në fokus të takimit janë vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.

Ndërkohë sipas lajmeve mediatike, Rama ka bërë një tjetër lëvize. Pas largimit të Majkos nga Kukësi dhe dërgimit të tij në Kavajë, duket se do të ketë një zhvendosje të Erion Braçes.

Mësohet se deputeti socialist do të zhvendoset nga Fieri dhe pritet të kalojë te Njësia 5 në Tiranë. Shkak janë bërë përplasjet që Braçe ka pasur me drejtuesit në qarkun e Fierit.

Mbledhjet e shpeshta të Ramës tregojnë se kryeministri po lufton fort në këto zgjedhje duke dëshmuar dy elementë: ose nuk i dalin llogaritë për shkak të partive të reja, ose kreu i socialistëve kërkon 84 mandate.

Loja më e madhe duket se do të bëhet me diasporën, pasi e gjithë Partia Socialiste është investuar te emigrantët, pasi falë votës së tyre mund të bëhen shumë lehtë kalkulimet në secilin qark. /Pamfleti

Lini një Përgjigje